Veçoritë e materialit PEHD janë treguar të përsosura në prodhimin e varkave plastike. Materiali formohet mirë prandaj varkat prej plastiku mund të bëhen në forma të ndryshme, janë të përshtatshme edhe për kanotazh nëse doni që varkat juaja të kenë një shikim të bukur. Veçoritë e mira lundruese dhe stabilitet në ujë janë vetëm disa prej veçorive të varkave të këtilla krahasuar me varkat prej gome ose varkat prej leshit të xhamit.
Varkat tona plastike janë të përshtatshme për të gjitha ambientet qoftë në ujra të ëmbla apo të njelmëta. Nuk do të dëmtohen dhe nuk duhet të mirëmbahen, të lyhen apo ndonjë mbrojtje ndryshe nga varkat të cilat prodhohen prej materialeve të tjera. Varkat prej plastiku nuk mbyten, nuk mund të shpohen dhe nuk mund të dëmtohen për një kohë të gjatë në asnjë mënyrë. Pse nuk mbyten? Brendësia e tyre është ndarë në dhoma dhe nëse dëmtohet një pjesë, pjesët e tjera do ta mbajnë varkën mbi ujë.
Varkat plastike të madhësisë së ndryshme
Varkat plastike prodhohen me madhësitë e ndryshme dhe mbartësitë e ndryshme, sipas nevojave të blerësve. Fundi i varkës është i rrafshët dhe stabil. Motori mund të lidhet pa problem fare. Nëse jeni një peshkatar i pasionuar të cilit i duhet një varkë për peshkim, ose jeni të dashuruar në lumenj dhe ujra, ose ju duhet vetëm pak pushim nga përditshmëria, doni një varkë për kanotazh, varkat tona plastike janë një zgjidhje më e mirë dhe më e lirë që keni. Përveçse nuk do të keni problem me mirëmbajtjen e varkës, varkat tona janë të lehta për transport dhe mbartje dhe mbani mend se janë të pashkatërrueshme.