Sipas porosisë së blerësve tanë kemi bërë edhe tubet plastike për verë. Për shkak të të gjitha karakteristikave të cilat i kanë tubet plastike ose fuçitë siç i quajnë nganjëherë, dhe ku çmimi i tyre është me rëndësi, fuçitë tona për verë janë shumë më të lira sesa zgjidhjet e tjera. Mjeshtrit e vjetër të cilët dinin ta bënin fuçinë nuk i ka më. Disa zgjidhje të fuçive prej kromi janë tepër të shtrenjta, kështu që përveç të gjitha karakteristikave çmimi i tubes plastike ka një rol të rëndësishëm. Nëse i analizojmë çmimet e tubeve plastike në krahasim me fuçitë prej druri, tubet tona janë të paktën dy herë më të lira, po në krahasim me fuçitë prej kromi për verë, fuçitë tona janë të paktën katër herë më të lira.
Tubet plastike për verë me kapakun lundrues
Ndryshe nga tubet plastike për lëvoren e frutave, tubet plastike për rrush përkatësisht verë i bëjmë në një mënyrë të ndryshme. I bëjmë me kapakun lundrues ose siç i quajnë ndryshe tube me tapën lundruese. Vera është pak më e vëçantë se rakia kështu që duhet të mbrohet që të mos arrihet deri te oksidimi i cili do të shkaktonte ndryshimet në cilësinë e verës. Në brez në të cilin vendoset kapaku është më mirë të derdhni vaj parafini. Poashtu është e mundshme që fuçive tona t’u shtoni të gjitha llojet e konektorëve dhe rubineteve, dhe në to mund të ngulisim mbajtës ose doreza për t’i përdorur më lehtë.
Një përparësi e tubeve dhe të fuçive tona për verë është që këto mirëmbahen lehtë dhe mjafton të lahen vetëm me ujë derisa shtresat e acidit të verës hiqen lehtë. Tashmë e dini që këto nuk absorbojnë dhe as nuk lëshojnë ndonjë aromë ose shije prandaj mund të përdoren për raki, lakër, fuçinë e ujit etj.