Rezervuarët drejtkëndësh, tankvanat, vaskat plastike

Përveç rezervuarëve cilindrik të cilët mund të jenë rezervuarë horizontal cisterna dhe rezervuarë vertikal plastik, shpesh kemi edhe kërkesa të veçanta të blerësve tanë të cilëve u nevojiten rezervuarët drejtkëndësh ose vaskat drejtkëndëshe plastike, tankvanat. Llojet dhe format e këtilla të rezervuarëve katërkëndësh janë interesant për shkak të materialit polipropilen dhe polietilen i cili është uV stabil dhe i qëndrueshëm ndaj ndikimeve kimike dhe përdoret shumë në industri. Afati i një vaske të këtillë është së paku 50 vjet.

Përdoret më së shumti në industri kimike sepse është e qëndrueshme ndaj ndikimeve të acideve të ndryshme dhe përdoren shpesh edhe për ta mbuluar pishinën të cilën supstancat agresive mund ta dëmtonin ose për ndonjë medium i cili nuk është i qëndrueshëm. Vaskat plastike për galvanizim, aplikimin e zinkut, të kromit, nikelim ose vendosjen e çfarëdo mediumi agresive bëhen prej pllakave të cilat saldohen. Vaskat mund të bëhen si të lëvizshme (me rrotat e vogla) ose të palëvizshme. Mund të jenë me madhësitë dhe vëllimet e ndryshme dhe prodhohen sipas kërkesës dhe nevojave të blerësve tanë. Në to mund të ngulisen aksesorët dhe konektorët e ndryshëm. Sipas nevojës përforcohen me profilet metale.

Tankvanat përdoren për ruajtjen e mediumeve të rrezikshme sepse materiali i përmendur është i qëndrueshëm ndaj acideve ndryshe nga betoni të cilin acidi e djeg me kohë. Tankvanat tona janë garanci që materiali të cilin e ruani do të mbetet këtu. Janë të qendrueshme ndaj korrozionit dhe nuk ka nevojë t’i trajtoni më tutje.

Vaskat drejtkëndëshe dhe rezervuarët drejtkëndësh i prodhojmë sipas nevojës, dëshirës dhe porosisë së blerësve.