Në zona ku nuk ka kanalizim lokal, domethënë nuk ka sistem të veçantë kanalizimi për zbrazjen e ujrave të mbetura duhet të ndërtohen gropat septike. Gropa septike bëhet për arsyet higjienike, parandalon përhapjen e sëmundjeve infektive në terren dhe përhapjen e aromave të pakëndshme. Më së shpeshti ndërtohen gropat septike. Gropat septike të Čabarplast-it ju ofrojnë një zgjidhje të përkryer dhe të shpejtë për të zgjidhur të gjitha problemet me gropat septike. Gropat tona septike plastike kanë shumë përparësi krahasuar me gropat klasike prej muri ose prej betoni. Më së shpeshti bëhen si rezervuarë horizontal plastik përkatësisht cisterna për ujrat e mbetura dhe groposen në tokë. Përparësia e këtyre gropave është që janë të qëndrueshme ndaj uji. Gropat septike plastike vendosen shpejt dhe vëhen në funksion për një ditë, gjithçka mund të kryhet gjatë një dite. Në to mund të nguliten të gjitha llojet e konektorëve standard apo të tjerë.
Përparësia e tyre më e madhe është që janë plotësisht të qëndrueshme ndaj të gjitha ndikimeve të ujrave nëntokësore. Gropat tona septike deri tani funksiononin më së miri gjatë përmbytjeve të muajit maj sepse nuk derdheshin dhe ishin të qëndrueshme ndaj uji edhe nga brenda edhe nga jashtë. Për këtë arsye janë të përsosura për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor të njeriut.
Gropat septike, ndarja dhe kapaciteti i tyre
Gropat septike bëhen me dy dhoma dhe tri dhoma. Këto janë gropa të rrjedhshme septike. Kapaciteti i tyre për një familje me katër anëtarë është afro 4000 litra. Gropat septike që nuk janë të rrjedhshme mund të jenë horizontale ose vertikale. Këto gropa derdhen dhe uji i mbetur pjesërisht i pastruar nga këto shkon në vende ku me prezencën e tij nuk rrezikon burimet e ujit të pijshëm. Tërhiqet me gype për në kanale të shkarkimit e të ngjashme. Nëse jeni në dilemë gropën septike e së cilës gjatësie ta zgjedhni llogaritni që një anëtar i familjes për një ditë shpenzon afro 150 litra uji. Që do të thotë për një muaj shpenzohen 4 ose 5 metra kubik për një anëtar të familjes. Sipas disa standardesh të ndërtimit vëllimi i një grope septike është 3 metra kubik, por po të merrnit edhe më të madhe nuk do të pendoheshit sepse duhet të dini që në disa vende të tjera vëllimi minimal i një grope septike është 10 metra kubik.
Nëse i ndërtoni gropat septike ose gropa juaj e vjetër është dëmtuar prej përmbytjes, mendoni për një gropë plastike me cilësi të lartë.