Pontonet plastike të cilat i prodhojmë prej PEHD janë stabile dhe objekte të sigurta mbi ujë. Janë lehtë për transport, lehtë instalohen, mund të mbartin ngarkime të madhësisë së ndryshme. Mund të përdoren pavarësisht nga ndikimi në ambientin tuaj sepse mund të jenë të qëndrueshme ndaj çdo ndikimi ekologjik. Janë afatgjata, të pashkatërrueshme dhe të papërmbytura sepse ndahen në dhoma të cilat sipas nevojës mund të mbushen edhe me penoplast. Aplikimi i tyre është i shumëfishtë dhe përdoren për qëllimet e ndryshme.
Pontonet lundruese plastike përdoren:
- për ankorimin e varkave
- për lëvizjen e personave
- si barka për transportin e udhëtarëve dhe të ngarkesës në sipërfaqe më të vogla të ujit
- si platforma në ujë për larje dhe banjën e diellit
- si bazë për barkën e shtëpive mbi ujë
- si skelë për kalimin e lumit
- për rezervat e peshqve
Pontonet plastike janë destinuar për ankorimin e varkave në marina, porte, limane, lumenj dhe liqene. Poashtu mund të përdoren në dete sepse uji i njelmët nuk i dëmton. Përdoren për hyrje dhe dalje më të lehtë të notarëve në det, si platforma dhe objekte të ndara në sipërfaqe të detit ose të liqenit. Në anën e mësipërme mund të vendosen materialet e ndryshme varësisht nga nevojat tuaja dhe synimi i pontoneve. Mund të lidhen me njëri-tjetrin në tërësi për barkat të cilat mund të shërbejnë si veranda të restoranteve në ujë, të kafeneve, të barve, të klubeve të natës…
Mund të përdoren për rezervat e peshqve në ujra të ndenjura si dhe në ujra të rrjedhshme, pontonet plastike do t’i mbartin dhe t’i mbajnë në sipërfaqe kafazet metale në të cilat mund të rritet peshku.
Fuçitë plastike si bazë për barkën e ujit
Përveç qëllimeve komerciale mund të përdoren si zëvendësim për fuçitë metale, si pontone plastike dhe bazë për shtëpitë e ujit. Është një zgjidhje e lirë, e sigurtë dhe afatgjatë për oazën tuaj të paqes në ujë. Bëni pushim dhe ikni nga turma e qytetit, siguroni vendin tuaj në mjedisin natyror. Ndërtoni një barkë sipas dëshirës dhe nevojës suaj.
Pontonet plastike, pa marrë parasysh për çfarë i përdorni, janë të përkryera dhe afatgjata, cilësore, të papërmbytura dhe më të lira nga të gjitha llojet e tjera të qëllimit të ngjashëm.