Tubet tona ose fuçitë plastike janë produkt universal i cili në fillim është bërë për të zëvendësuar fuçinë klasike prej druri me unazat metalike e cila ishte duke u përdorur si një tube për lëvoret e frutave. Tubet e tilla ishin vendosur në bodrume të thella dhe të errëta, sepse nën diell do të ishin dëmtuar. Çdo vit ishte dashur që të shtrëngoheshin duke u holluar me ujë dhe duke u mbushur me ujë që dërrasat e drurit të shtrëngoheshin. Çdo manipulim me to ishte i vështirë sepse tubet e tilla ishin masive dhe kur të vendoseshin diku nuk lëvizeshin që atje. Tubet e tilla kishte mundur të përdoreshin për lëvoret e frutave ndërsa këto mund të përdoren si fuçi për ujë.
Fuçitë plastike në vend të tubeve prej druri
Fuçitë plastike i kanë zëvendësuar dhe përparësitë e tyre duke i përdorur si tube për lëvoret e frutave janë të mëdha. Janë pakrahasueshëm të lehta dhe të qëndrueshme ndaj të gjitha ndikimeve, dikush i mban edhe nën diell për të përshpetuar fermentimin e të gjitha llojeve të frutave (molla, dardha, ftonj, kumbulla, mirobalane…)
Tubet plastike prodhohen edhe me kapakun i cili mund të hiqet dhe është mbrojtës i shkëlqyer për lëvoret e frutash gjatë fermentimit po edhe më vonë kur filloni të piqni raki. Këto tube nuk janë vetëm për lëvore por janë edhe rezervuarë të shkëlqyer uji dhe mund të përdoren në mënyra të ndryshme sepse lahen lehtë me ujë pas çdo përdorimi. Në to mund të ruhen lëndët likuide, kokërrizore dhe pluhurore. Fuçitë plastike sot janë produkt i pazëvendësuar në çdo shtëpi.
Na kontaktoni për më shumë informata sesi mund të përdoret ky produkt universal, fuçitë uji prej plastiku.